​Zjarr në Derven të Krujës, digjen pemët frutore

Shqipëria

​Zjarr në Derven të Krujës, digjen pemët frutore

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me pemë frutore në Derven të Krujës këtë të shtunë.

Rreth një dynym tokë e mbjellë me arra, kumbulla dhe fiq është përfshirë nga flakët që po përhapen më tej në territor.

Forcat zjarrfikëse të Krujës ndodhen në vendngjarje.

Dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe shmangien e dëmeve të mëtejshme në pemë të tjera frutore të zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat