“Shqiptarët i ka dënuar zoti me administratën më të tmerrshme”/ Shpërthen Gent Zenelaj: Sorollaten me vite për një…!

Shqipëria

“Shqiptarët i ka dënuar zoti me administratën më të tmerrshme”/ Shpërthen Gent Zenelaj: Sorollaten me vite për një…!

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 07:02
Gent Zenelaj

Aktori, Gent Zenelaj në një intervistë për ‘FitStation ‘ në “News24” ka zbuluar detaje nga puna e tij prej vitesh krah Saimir Kodrës.

Ai ka ndarë me moderatoren Çenkuela Hasa se cilat janë shqetësimet që shqiptarët drejtohen më shumë në emisionin që dyshja drejton.

“Shqiptarët paskan qenë një popull që fatkeqësisht zoti e paska dënuar me një administratë të tmerrshme, me problematika të tmerrshme. Unë takoj shqiptarë që kanë 30 vjet që nuk marrin një pronë.

Njerëz që nuk po shijojnë dot pronën jo për fëmijët e tyre por as për nipat. Ka njerëz që sorrollaten për një certifikatë me vite të tëra. Duhet të jemi të parët në botë për durim. Qenkemi një popull shumë i duruar”- u shpreh Gent Zenelaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat