“Larg qoftë o Zot nëse në Shqipëri lejohen...”, Spahiu del me paralajmërimin e frikshëm

Shqipëria

“Larg qoftë o Zot nëse në Shqipëri lejohen...”, Spahiu del me paralajmërimin e frikshëm

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:44
Kreshnik Spahiu

Nisur nga aksidenti që ndodhi dje në Jalë ku një gomone përplasi një çift turitësh, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

“Imagjinoni nëse Shqipëria lejon mjetet lundruese dhe pronarët fillojnë i vozisin në det anijet apo skafet njësoj si makinat e tyre në autostrad….

Vështirë se do shikoni ndonjë turist të guxoj notojë. Aksidentet do jenë të frikshme

Ne kemi dhe një problem serioz sepse nuk e blejmë varkën për vehte që të shijojmë lundrimin, por që të na shohin të tjerët që kanë çadrat në breg.

Larg qoftë o Zot, nëse lejohen edhe avionët privat”, shkruan Spahiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat