E-Albania dhe të gjitha faqet dhe sistemet qeveritare online janë mbyllur përkohësisht, për shkak të një sulmi kriminal kibernetik që vjen nga jashtë Shqipërisë.
Në lidhje me mbylljen e përkohshme të sistemeve qeveritare ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Me ton ironizues, Manjani shkruan në Facebook se faqet onloine qeveritare u mbyllën në një kohë që qeveria hapi akademinë e mbjelljeve online, ndërsa thotë se Qeveria tashme do shpallë një tender tjetër sekret për të kapur “kibernistin që është jashtë shtetit, por kjo ka kosto”.
Reagimi i plotë
Sulm kibernetik AKSH-it?!
Uau!
Ku na e gjeti tani që po hapnim akademinë e mbjelljeve online…!
Urgjent një tender sekret të kapim kibernetistin, që qenka edhe jashtë shteti. Ka kosto dmth…
***
Ups!
Na ikën dritat.
Hajde shnet se na duhet bateria e celularit.