Vasili reagon pas sulmit kibernetik: Ngjan si dy pika uji me zjarret në hipoteka!

Shqipëria

Vasili reagon pas sulmit kibernetik: Ngjan si dy pika uji me zjarret në hipoteka!

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 13:27
Petrit Vasil

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka ngritur disa pyetje pas sulmit kibernetik në faqet qeveritare të njoftuar mesditën e sotme nga AKSHI.

Vasili pyet pse nuk u shqetësua qeveria kur të dhënat ishin në duar të patronazhistëve dhe kur dolën në publik rrogat e mijëra qytetarëve shqiptarë.

Ai kujton një deklaratë të kryeministrit Edi Rama për të bërë publike listën e pagave ndërsa shton se qeveria bënte të paditurën duke akuzuar gazetarët për nxjerrjen e të dhënave.

Sipas Vasilit, mbyllja e shërbimeve publike ngjan me zjarret në hipoteka sepse edhe në këtë rast qeveria është në hall të madh për shkak të dokumenteve që po publikohen çdo ditë dhe kërkon të çlirohet prej tyre.

Statusi i Petrit Vasilit

Bllokimi i sherbimin publik on line, si zjarret ne hipoteka te qeverise ne “hall te madh”! Sot Qeveria ka mbyllur sherbimin publik on line per ” sulme kibernetike” sic po thote vete.

Ka disa pyetje qe duan pergjigje sot:

Kur dolen te dhenat personale, qe ishin ne duar te patronazhisteve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori dhe i perdori per te grabitur zgjedhjet?

Po kur dolen te numrat e telefonit dhe targat e makinave pse nuk u shqetesua qeveria apo ishte vete edhe aty?

Po kur dolen rrogat e qindra mijra qytetareve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori?

A nuk ishte Edi Rama qe deklaroi vete se do te benin publike rrogat e qytetareve?

A nuk ishte qeveria qe bente gjoja te paditurin dhe akuzonte gazetaret per nxjerrjen e ketyre te dhenave?

A nuk ishte qeveria, qe tha keshtu ndodh ne gjithe boten dhe beri sikur nuk kishte ndodhur gje?

Pse nuk ka asnje te ndeshkuar nga qeveria per daljen e miliona te dhenave personale?

Qeveria ne menyre te trashe po kerkon te legjitimoje dhjetra milion euro tender per gjoja mirmbajtjen e AKSH.

Kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencen e plehrave, qe shpalli qeveria, per te justifikuar hajdutllekun me inceneratoret.

Por me kryesorja eshte se ne kemi pare qe marrin “flake” hipotekat dhe prokurorite atje ku ka dokumente ” perveluese” per qeverine.

Mbyllja e sherbimeve publike on line ngjan si dy pika uji me zjarret ne hipoteka, sepse edhe ne kete rast qeveria, qe eshte ne ” hall te madh” per shkak te dokumenteve asgjesuese, qe po publikohen perdite kerkon te ” çlirohet” me cdo mjet prej ketyre dokumenteve.

Ky sigurisht eshte nje mundim i kote sepse shejtani tashme ka dale nga shishja…!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat