Një ‘masakër’ ka ndodhur pak më parë në mbikalimin e Fushë Krujës ku u mbetën të vrarë 3 persona.
Mësohet se një prej viktimave që është gjetur i pajetë rreth 10 metra larg makinës me të cilën udhëtonte, është identifikuar si shtetasi Diklen Vata nga Fushë-Kuqe.
Trupat e pajetë të shoferit dhe të pasagjerit në vendin e parë janë shkrumbuar për shkak se makina ka shpërthyer në flakë pasi është qëllua me mbi 60 plumba.
Pasagjeri që ndodhej në sediljen e pasme ka arritur t’i shpëtojë plumbave dhe ka dalë nga makina, por autorët që kishin zënë pritë në këtë aks, e kanë vënë re dhe janë kthyer duke e qëlluar për vdekje.