Ambulanca ka larguar nga vendi i ngjarjes trupat e tre viktimave të masakrës me armë zjarri te mbikalimi i Fushë-Krujës.
Ndërkohë që në vend ndodhen dhe forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë.
Automjeti i viktimave është larguar me një karroatrec pas djegies totale nga zjarri.
Në aksin Fushë Krujë-Lezhë është bllokuar trafiku dhe eshte rënduar lëvizja e automjeteve për shkak të kësaj ngjarjeje.
Makina shpërtheu në flakë pasi u qëllua me breshëri plumbash.
Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u vranë në atentat.
Vata u gjet jashtë makinës, teksa Martinaj dhe Hoxha u dogjën brenda saj.
Ndërsa makina e dyshuar e autorëve u gjet e djegur plotësisht në afërs të Niklës dhe brenda saj sipas policisë një armë zjarri automatik.