Avokatët rikthehen për masat e sigurisë; bojkoti i seancave të tjera gjyqësore do të vazhdojë

Shqipëria

Avokatët rikthehen për masat e sigurisë; bojkoti i seancave të tjera gjyqësore do të vazhdojë

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 12:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas 20 ditësh bojkot të masave të sigurisë, avokatët i rikthehen punës.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena thotë se vendimi për të marrë pjesë në gjyqet e masave të sigurisë nuk është tërheqje, pasi sipas tij beteja kundër hartës së re gjyqësore do të vazhdojë.

Ne nuk jemi terhequr. Sepse vendimi ishte deri ne date 17. Nderkohe bojkoti do vijoje pa afat. Po respektojme vendimin e Dhomes Kombetare te Avokatise.

Për sa i përket seancave të masave të sigurisë të zhvilluara deri më tani pa praninë e avokatëve, Lena akuzon gjykatën për shkelje të kodit të procedurës civile dhe të drejtave të njeriut.

Sigurisht gjykata i ka bere gjyqet. Eshte shkelje shume e rende. Shkelje e Kushtetutes.

Në të gjitha gjykatat e vendit do të vijojë bojkoti pa afat i seancave të tjera gjyqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat