Vijojnë zjarret në kodrat e Lalëzit, shkojnë në ndihmë edhe zjarrfikëse nga Tirana e Kamza

Shqipëria

Vijojnë zjarret në kodrat e Lalëzit, shkojnë në ndihmë edhe zjarrfikëse nga Tirana e Kamza

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Zjarret në Kodrat e Lalëzit nuk janë shuar akoma as ditën e sotme, ku sipërfaqe të mëdha toke janë përfshirë nga flakët.

Gazetarja Dorjana Bezat bën të ditur për “Top Channel”, se zjarrfikës të shumtë kanë shkuar në ndihmë nga Tirana e Kamza për shuarjen e zjarrit.

Kjo është dita e dytë e zjarreve në Lalëz, ku dje një kodër në bregdet u përfshi nga flakët, ndërsa nuk dihet ende nëse është zjarr I qëllimshëm apo jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat