Tjetër vatër zjarri në Lezhë, flakët u afrohen shtëpive

Shqipëria

Tjetër vatër zjarri në Lezhë, flakët u afrohen shtëpive

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Lezhë, tashmë në  lagjen “Nënë Tereza”.

Zjarri ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të anës së malit.

Janë në pune dy zjarrfikëse, zjarri po favorizohet nga era dhe bimësia e shumtë në zonë.

Në ndihmë u kanë ardhur edhe banorët, ndërsa zjarri u është afruar shtëpive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat