Zjarri “zbret” në autostradën Lezhë-Milot, kalimi i makinave me vështirësi

Shqipëria

Zjarri “zbret” në autostradën Lezhë-Milot, kalimi i makinave me vështirësi

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 22:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy vatra zjarri në pak orë kanë krijuar një situatë problematike në Lezhë, ku për pasojë dhjetëra hektarë me pyje janë djegur.

Media mëson se flakët kanë “zbritur” në aksin Lezhë-Milot, tek kthesa e Tales.

Në vendngjarje ndodhet policia që po drejton trafikun e automjeteve. Ende nuk kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë automjetet.

Ndërkaq, flakët përhapen me shpejtësi për shkak se favorizohen nga era. Mësohet se zjarri rrezikon një magazinë aty pranë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat