“Erdhi momenti”/ Tirana dhe Shkupi hapin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në BE

Shqipëria

“Erdhi momenti”/ Tirana dhe Shkupi hapin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në BE

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 07:45 Përditësuar në ora: 13:36 më 19.07.2022
Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë, RMV dhe BE

Rama: Nuk u dorëzuam drejt BE-së, edhe kur u përballem me shuplakën e padrejtë në fytyrë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç Bashkimit Evropian. Në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, Rama ka thënë se rruga deri të hapja e negociatave nuk ka qenë e lehtë, duke theksuar se Shqipëria nuk e humbi besimin pavarësisht se u përballë me padrejtësi.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Shqipëria nuk ka planifikuar të heq dorë asnjëherë gjatë këtij rrugëtimi.

Rama: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh, për mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare, megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona, nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian, është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë, është fati ynë”, ka thënë kryeministri Rama.

Rama ka thënë se gjatë kësaj kohe kanë punuar në reforma, duke theksuar këtu atë në drejtësi, çka sipas tij, Shqipëria është vendi më i avnacuar në rajon në këtë drejtim.

Rama: Ne nuk e humbëm besimin edhe kur u përballëm me shuplakën e padrejtë në fytyrë

“Natyrisht ka shumë për të bërë por themelet, për një sistem drejtësie të besueshëm, të drejtë, të pavarur profesional, transparent, të përgjegjshëm dhe efikas, të cilin mund t’i besohet më në fund pas shekujsh, mund t’i besohet fare mirë dhe këto janë të vendosura tashmë. Këto vite kanë qenë shumë sfiduese për ne dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit...Të gjithë e dinë se rruga jonë nuk ka qenë e lehtë. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë mes punës së palodhur, vlerësimeve, pritshmërive, premtime të pa-mbajtur dhe rinisjeve të vështira. Një histori e rrokullisjes së një guri në kodrën e rënies, e përpjekjes për të arritur majën dhe e kthyer poshtë herë pas here ashtu si në ‘Mitin e Sizifit’. Por ne vazhduam të ecnim përsëri dhe përsëri duke mos e humbur besimin edhe kur u përballëm me shuplakën në e padrejtë në fytyrë”, ka thënë Rama.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Joseph Borrell ka thënë se sot shënohet arritje e madhe dhe rezultati i shumë viteve punë.

Ai ka thënë se Shqipëria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Borrell: Ballkani Perëndimor është tejet i rëndësishëm për BE-në

“Duke filluar procesin e negociatave, Shqipëria do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian dhe me këtë BE po merr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet. Ballkani Perëndimor është tej mase i rëndësishëm për BE-në dhe ky është një moment në të cilin kjo rëndësi po tregohet. E rëndësishme për Shqipërinë, për gjithë rajonin dhe Bashkimin Evropian në tërësi. Në këtë fazë të re, Shqipëria do ketë avantazhet për të shpëtuar reformat sa më afër Bashkimit Evropian, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishëm që është bërën ë vitet e kaluara dhe duke e pasuruar standardin e BE-së dhe risjellë përfitime për shoqërinë shqiptare.

Ai gjithashtu ka thënë se vazhdon të mbështetet në Shqipërinë edhe sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Borrell: Bashkimi Evropian ka nevojë për Shqipërinë, bashkë jemi më të fortë

“Shqipëria gjithashtu ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë dhe vazhdoj të mbështetëm tek ju për këtë. Shqipëria ka dhënë një shembull për fqinjësi të mirë dhe ky rol do të jetë edhe më i rëndësishëm teka ju vazhdoni rrugën drejt anëtarësimit në BE. Dhe mezi pres të vazhdoj të punoj mbi rrugën tonë evropiane të përbashkët, sepse ne kemi nevojë për ju, ne kemi nevojë për Shqipërinë në mënyrë që të plotësojmë gjithë kuadrin e BE-së, kemi nevojë për njëri tjetrin jemi të fortë bashkë”, ka thënë ai.

Ndërsa, komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi ka thënë se Shqipëria ka treguar durim strategjik gjatë këtij rrugëtimi.

Varhelyi: Hapja e negociatave, historik për BE-në dhe Shqipërinë

“Ky është një çast dhe ditë historike për BE-në dhe për Shqipërinë dhe mendoj se nëse ka diçka të mençur që mund të themi për Shqipërinë është se durimi strategjik ka shpërblyer. Në emër të komisionit evropian dua të ju përgëzoj zoti kryeministër dhe ekipin tuaj për këtë sukses të arritur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se komisioni është gati të nisë menjëherë sot ekzaminim duke theksuar se janë të gatshëm të mbështesin Shqipërinë që të përgatitet të marrë detyrat që i ka për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Varhelyi: Është vendimtare që Shqipëria të mbetët tërësisht e zotuar ndaj procesit të reformave

“Ju keni reformuar institucionet demokratike, reforma e sistemit të gjyqësorit është e pashoq, zotimi juaj për të fuqizuar sundimin e ligjit dje lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë për t’u lavdëruar. Është vendimtare q Shqipëria të qëndrojë dhe të mbetet tërësisht e zotuar ndaj këtij procesi dhe në këtë fazë të re që është shumë kërkuese besoj që Shqipëria do të intensifikojë përpjekjet e saj për të arritur harmonizim të plotë me të gjitha kriteret e anëtarësimit, fokus të veçantë në fusha të caktuara siç është sundimi i ligjit, reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pronësisë, çështjet e pakicave dhe liria e shprehjes, fuqizimi i mëtejmë i institucioneve demokratike si dhe kriteret ekonomike”, ka thënë Varhelyi.

Me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

“Erdhi momenti”/ Hapen zyrtarisht negociatat Shqipëri-BE, ministri çek bën njoftimin me rëndësi

“Erdhi momenti që të happen negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë”, kështu u deklaroi ministri i Jashtëm i Çekisë i cili njoftoi zyrtarisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ministri i Çekisë parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Europian. Ai tha se BE pret që Shqipëria të respektojë traktetet e Bashkimit Europian mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

“Të mirat për të dyja palët janë të qarta. BE është parteri juaj më i madh për të mirat në investimet e juaja. Presim përpuethshmëri në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë më i besueshëm, më dinamik. E i vendos shumë vend një zbatimit të konsensusit të zgjerimit. Në përputhshmëri të 25 marsit të vitit 2020 Këshilli miratoi në 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm konsensusin e zgjeruar të integrimit. Negociatat synojnë zgjerimin në qasjen e BE-së. Shqipëria duhet që të përkrahë dhe të zbatojë të gjitha reformat, veçanërisht reforma për korrupsion, reforma e krimit të organizuar, administratën publike.Mirëpresim faktin që Shqipëria është në dakordësi të plotë për politikat e BE. Mirëpresim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, do ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi ju presim të jeni si një anëtar me të drejta të plota“- tha ia.

Po ashtu, ai theksoi domosdoshmërinë që Shqipëria të jetë një shtet ligjor, ku zbatohen të drejtat e njeriut duke përfunduar edhe Reformën në Drejtësi, reformën në administratën publike si edhe reforma të tjera të ngjashme.

Varhelyi ia thotë në sy Ramës: Punoni me opozitën për integrimin

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi është shprehur i gatshëm për të mbështetur Shqipërinë që të përmbushë të gjitha kushtet e negociatave drejt anëtarësimit në BE.

Varhelyi: Çast dhe moment historik për BE-në dhe për Shqipërinë. Nëse ka diçka të mençur që und të themi për Shqipërinë është që durimi strategjik është shpërblyer. Shqipëria është një vend kandidat me qëllimin e qartë për tu anëtarësuar në BE. Përgjatë gjithë këtyre viteve kemi punuar fort dhe kemi qëndruar në krah tuaj. Kjo konferencë shënon një kapitull të ri ne marrëdhënien me BE. Shqipëria vijon të përmbushë të gjitha kushtet për të hapur negociatat e anëtarësimit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë për tu lavdëruar. Në këtë fazë të re që është shumë kërkuese Shqipëria do intensifikojë përpjekjet e saj për të përmbushur kushtet. Kuadri negocioues që po prezantohet sot ofron një bazë të shëndosh për negociatat e anëtarësimit. Besoj te ju për të zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse gjatë këtij procesi. Do të ishte thelbësore të komunikojmë gjatë gjithë këtij procesi me publikun. Komisioni do t’ju mbështesë në përballjen e të gjitha sfidave që përfshin procesi i anëtarësimit, përfshirë këtu anën financiare.

Kimisioneri u shpreh se qëllimi është që Shqipëria të jetë e mirë-përgatitur kur të vijë koha që të bëhet pjesë e BE.

Gjithashtu nga Brukseli, Varheley tha se duhet bashkëpunim mes palëve, mes qeverisë dhe opozitës dhe grupeve të interesit.

“Është një ditë e veçantë për Shqipërinë. Nëse ka një gjë të mençur për Shqipërinë, durimi ka shpërblyer. Dua t’ju uroj për punën zoti Kryeministër. Dua të falënderoj presidencës çeke, dhe të tjerë që na sollën në këtë konferencë ndërqeveritare. Shqipëria është kandidate për BE që në 2014. KE ka mbështetur integrimin dhe ka rekomanduar që të hapen negociatat që në 2018. Kemi qëndruar pranë jush dhe kemi punuar. Ky është një hap kilometrik. Ju keni reformuar institucionet demokratike. Lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar janë për t’u lavdëruar. Në këtë fazë të re që është kërkuese, besoj se Shqipëria do të intensifikojë punën për sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit apo të drejtat e pronësisë. Jemi të gatshëm që të mbështesim për negociatat. Negociatat e arsimit do të kërkojnë vullnet të fortë politike në drejtimin e punëve, koordinim mes institucioneve dhe administratës. Përgatitja për anëtarësim do të ndikojë në shumë pjesë të shoqërisë. Besoj në ju për të bërë një qasje, duke bashkëpunuar me palët e interesit, me opozitën, dhe ne do ju mbështesim”, tha ai.

Negociatat me BE, Borrell: Arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë, kemi nevojë për ju

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell  ka shprehur mbështetjen e BE-së për Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel.

Ai u shpreh se sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë për vendin tonë.

Borrell: Sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë. Shqipëria do të bëhet anëtare e BE dhe me këtë BE-ja po merr një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të vet. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke sjellë përfitime dhe për shoqërinë shqiptare. Ne e dimë që kjo vjen me një çmim të lartë dhe ky çmim i lartë ëshët që jeni pjesë e disa vendeve të padëshirueshme, pro duke qenë pjesë e komunitetit më të dëshirueshëm që është BE. Ju keni harmonizimin 100% me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE-ja.

Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria duhet të mbështet nga BE për tu përballur nga ndikime të vendeve të treta

“Bashkëpunimi që keni në OKB reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur dhe e dimë që kjo vjen e një çmim të lartë. Ju keni harmonizimin me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE dhe ky nuk është vetëm një këndvështrim politik. Është një politikë që vlerësohet nga ne dhe marrëdhëniet tona janë në bazë të vlerave dhe parimeve që kemi. Shqipëria duhet të mbështet nga BE për tu përballur nga ndikime të vendeve të treta. E dimë se sa e vështirë ka qenë që ju të përballeni me pasojat e luftës për çmimet dhe për shkak të luftës. Javën e kaluar pamë një veprim për tu përballur me këtë rrezik me të gjithë Ballkanin Perëndimor veçanërisht ata që janë afër nesh sa I përket politikës së jashtme. Shqipëria ke qenë edhe në një marrëdhënie të kompleksuar lidhur me dialogun Prishtinë -Beograd, por gjithashtu ka qenë edhe një fqinjësi e mirë. Ne kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e BE, bashkë do të jemi më të fortë”, tha ai.

Rama: S’më besohet për hapjen e negociatave, BE fati ynë! Evropa e bën Ballkanin më të mirë

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare me BE në Bruksel. “Nuk më besohet qe kjo po ndodh”, tha Rama duke iu referuar çeljes zyrtarisht të negociatave. Rama tha se Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë.

“Nuk më besohet se kjo po ndodh megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar në mendje. Në Shqipëri nuk jemi dakord për gjithçka por ka një besim që i mbijeton të gjitha marrëveshja. Nuk ka rrugë tjetër përveç BE. Është fati ynë. Në zgjodhëm ti japim gjithçka Evropës sepse besojmë. Ne besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirije, që frymëzon një menysë tjetër të menduari. Evropa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan të Hapur drejt prosperitet”, tha Rama.

Kryeministri foli në lidhje me rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe sfidat me të cilat jemi përballur në këto vite.

‘Ne dimë se ajo që kemi arritur deri tani është fundi i fillimit. Të gjithë e dinë që rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, ka qenë një sagë mes punës së palodhur, premtimeve të pambajtur dhe rinisjeve të mundimshme, si në mitin e Sizifit. Por ne nuk e kemi humbur besimin tonë edhe kur u përballëm me shuplakën në fytyrë. Në ato pak vite të tmerrshme që lamë pas zinxhiri i anëtarësimit u zhvillua nga disa ngjarje të tjera që penguan integrimin në BE. Ne ja dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë dhe më të fortë seç mund të ishim edhe ne. Bëhet fjalë për të ardhme europiane. BE ka qenë diçka më tepër të vendin tonë. Integrimi i Shqipërisë ne BE është për jetë a vdekje. Ne i vazhduam reformat tona edhe me më shumë këmbngulje. Jemi vendi më i avancuar në rajon për sistemin e drejtësisë.’- tha Rama.

Borell i jep kredit Ramës për dialogun Kosovë-Serbi: Do të vazhdoj të mbështetem te ju

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përgëzuar Shqipërinë për ndihmën në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka lavdëruar atë për fqinjësinë e mirë.

Borrell, në konferencën e parë bdërqeveritare Shqipëri-BE, tha se për këtë çështje mbështetet në Shqipërinë.

“Shqipëria gjithashtu ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar, duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë dhe vazhdoj të mbështetem te ju për këtë. Shqipëria ka dhënë një shembull për fqinjësinë e mirë dhe ky rol do të jetë edhe më i rëndësishëm derisa ju vazhdoni rrugën drejt BE-së”.

Borrell tha se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në, derisa shtoi se unioni nuk do të jetë i plotë pa të.

​Varhelyi: Jemi të gatshëm të fillojmë procesin e skriningut me Maqedoninë

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët ndërqeveritare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, theksoi se RMV ka bërë punë të mëdha për hapjen e negociatave.

Varhelyi deklaroi se Komisioni Evropian është i gatshëm që menjëherë ta fillojë procesin e skriningut me RMV-në, duke shtuar se do të vazhdojnë ta këshillojnë dhe ndihmojnë vendin.

“Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbush kushtet. Vazhduan me punën e fortë, me demokratizimin institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit. Jeni shembull i shoqërisë multietnike. Është e rëndësishme që RMV mbeti e përkushtuar për këtë proces. Inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë me punën, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni është gati menjëherë të fillojë procesin e skriningut me Maqedoninë e Veriut, edhe atë që sonte”, tha ai.

Nis konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë, RMV dhe BE

Ka nisur këtë të martë Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, mes Shqipërisë, RMV dhe BE.

​Ditë historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Republika e Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Para konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka cilësuar këtë si moment historik dhe sipas saj, të dy shtetet kanë punuar palodhur drejt integrimit.

Von der Leyen ka thënë se ky është një sukses i qeverive dhe qytetarëve të dy shteteve.

Von der Leyen: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, moment historik

“Ky është një moment histori! Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur pikërisht negociatat për aderimin në BE dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju, ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri, i qytetarëve tuaj, i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë për të arritur këtu dhe keni treguar jashtëzakonisht shumë përkushtim për vlerat tona. Keni treguar këmbëngulje, keni patur besim tek procesi drejt BE-së, keni zbatuar shtetin ligjor, keni median e lirë, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma dhe keni modernizuar ekonominë tuaj. Ju keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE-së por për të gjitha sepse këto janë të mira për vendin tuaj dhe këto reforma tashmë po japin një cilësi më të mirë jetese”, ka thënë ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian ka thënë se do të vazhdojnë mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Von der Leyen: Pas konferencës ndërqeveritare komisioni dhe ekipet negociuese do të fillojnë punën

“Pas konferencës ndërqeveritare sot, Komisioni dhe ekipet negociuese do të fillojnë punën sot dhe shqyrtimi i akive evropiane do të jetë hapi i parë dhe ky shqyrtim do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet europiane e ne do të vijojmë shumë shpejt me të. Pika e dytë është që ne do të vathojmë të jemi më afër në fusha kyçe, për shembull Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë pikërisht përballjen që Shqipëria do të ketë mbi emergjencat civile, mbi tërmetet apo aspektet e tjera të dëmeve të ndryshme në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty sa herë që do të ketë shkaqe të tilla. Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të shqyrtojë me ne marrëveshjen FRONTEX, që do të jetë dislokimi i FRONTEX në kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe Dimitar, ti mund të mbështetesh tek mbështetja ime që të gjitha ligjet do të përkthehen në gjuhën maqedonase pa fusnota e të gjitha do të jenë në gjuhën maqedonase”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se tani do të vijojnë përfitimet si rritja e investimeve, bashkëpunime në fusha të ndryshme ndër të cilat energjia dhe transporti dhe punësime të reja.

E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se populli shqiptar nuk u dorëzua asnjëherë në rrugën drejt Evropës.

Por, sipas tij, kjo e ka forcuar Shqipërinë edhe më shumë.

Rama: Ky është fillimi i fundit, do të ndërtojmë një Shqipëri europiane dhe të fortë

“Pra shumë faleminderit mbarë popullit shqiptar, i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e udhëtimit evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë, pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar ku refuzimet prej Këshillit te Evropës nga njëra anë dhe tërmeti, pandemia, lufta nga ana tjetër, krijuan një situatë vërtet të vështirë, por na forcon më shumë seç ishim... Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit por situata është kjo që është dhe është mirë kështu siç është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe ndërtojmë një Shqipëri europiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur perëndimor, të fortë dhe demokratik”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë pati një falënderim edhe për ish kancelaren gjermane, Angela Merkel, pa të cilën tha se Shqipëria nuk do të arrinte këtu.

Gjatë fjalimit të tij në konferencë, Rama ka falënderuar edhe presidenten e Komisionit Evropian, presidentin francez dhe kryeministrin e Çekisë, për të cilët tha sek anë punuar për të shtyrë përpara integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski ka thënë se ky është një fillim i ri për rajonin dhe sipas tij do të nxisë progres edhe për vendet e tjera fqinje.

Kovacevski: Ky fillim i ri për rajonin do të nxisë progres edhe për vendet e tjera fqinje

“Besoj se ky fillim i ri për rajonin do jetë begati dhe progres dhe kur ka progres në një vend, kjo do nxisë progresin në vendet e tjera dhe në fqinjët e tjerë. Ne do vijojmë me të njëjtën dinamikë të bashkëpunimit rajonal dhe aktualisht do vijojmë siç kemi bërë deri më tash në mënyrë të shkëlqyer në interesin e qytetarëve tanë. Do mbetemi të përqendruar mbi kuadrin fillestar të procesit të integrimit dhe kështu do punojmë për veten tonë dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit drejt BE-së’, ka thënë kryeministri maqedonas.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka thënë se e njohën dhe pranuan propozimin evropian përmes një procesi të gjerë konsultimi që sipas tij është zgjidhja më e mirë.

Ndërsa sipas kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, Bashkimi Evropian është më i fortë me këto dy shtete brenda.

Fiala: Në Evropën e sotme duhet të jemi bashkë gjatë gjithë kohës

“Në emër të presidencës çeke në Këshillin e BE-së i uroj të dy vendeve tuaja, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për këtë gur kilometrik. Ne do jemi në të fortë nga zgjedhja juaj, që është testuar tashmë shumë herë. Duke pasur parasysh agresionin rus, ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të pasur të njëjtën politikë sigurie me BE-në. Në Evropën e sotme ne duhet të jemi bashkë gjatë gjithë kohës. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe do vazhdojë të jetë e tillë. Ne kemi nderin që një progres i tillë ndodh gjatë presidencës sonë”, ka thënë ai. 

Von der Leyen: Historike! Shqipëria do t’i bashkohet mekanizimit të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. Von der Leyen tha se gjatë kohës së rrugëtimit të vendeve drejt BE-së do të ketë shumë investime nga Unioni. Von der Leyen u shpreh se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.

Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në Be dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si KE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Pas konferencës ndërqeveritare, do të nisë puna, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të dijnë detyrimet mbi traktatet dhe të gjitha marrëveshjet.

Pika e dytë është që ne të jemi më të afërt në pikat kyçe, Shqipëria do të ketë fokus mbi emergjencat civile, tërmetet, BE do të jetë aty sa herë që të jetë e nevojshme. Me Maqedoninë e Veriut do të nisim nga FRONTEX, që të gjithë kufijtë të jenë të monitoruar. Pika e tretë është që do të ketë një rritje të investimeve, në pika kyçe si energjia dhe transporti, që do të kthehet në punësime të reja. Kryeministër Rama, i dashur Edi, i dashur Dimitar, ju keni treguar lidership dhe durim, por sidomos në këto kohë ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat e BE’- u shpreh ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat