Berisha komenton marrëdhënien e Ramës me Vuçiqin dhe Erdoganin: Kjo nuk mund të ndodhë!

Shqipëria

Berisha komenton marrëdhënien e Ramës me Vuçiqin dhe Erdoganin: Kjo nuk mund të ndodhë!

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:34
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ka folur për situatën politike në vend. Berisha është pyetur nga gazetarja në lidhje me marrdhënien e Edi Ramës me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe atë turk, Tayyip Erdogan, ndërsa ai e ka quajtur Ramën një “prostitutë politike”.

Gazetarja: Zotin Rama ju e keni akuzuar si një vasal të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, por nga krahu tjetër ka të tjerë që e shohin në “prehrin” e Erdogan?

“Që zoti Rama është, më fal për shprehjen njjë prostitutë politike kjo është universalisht e njohur, politike thash. Ai sillet si një vasal i Vuçiçit kjo është evidente sepse në çdo samit ai ka marrë përsipër të mbrojë Vuçiçin dhe të bindë Evropën se Vuçiçi i cili nuk respekton sanksionet që Europa i ka vendosur Rusisë. Ky i kërkon mos i bëjnë presion për moszbatimin e standarteve. Serbët konsideojnë hero Putin, ku është si të jesh ushtari i Vucicit dhe Putinit.  

Por këtë nuk e bën kurrë një burrë shteti i cili sheh barbaritë ruse në Ukrainë, sheh krimet monstruoze kundër njerzimit.  Bëhet avokat, bëhet skllav i Vuçiqit.

Sa i përket Erdogan, mardhëniet tona me Turqinë janë tjera, por ajo ç’ka unë nuk kam pranuar dhe nuk pranoj përpjekjet për ti caktuar Rama me porosi të Erdogan kryetarin e Komunistetit Mysliman në Shqipëri. Kjo nuk mund të ndodhë. Sa kam unë dijeni ky e ka mashtruar. Ky i ka thënë unë do ta heq dhe është bërë një moll sherri xhamia. Nuk po e hapin ata. U bë dhe Bajrami tjetër xhamia pret myslimanët për tu lutur, pikërisht prej këti mashtrimi nuk hapet”, tha Berisha për “MCN TV”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat