“Po hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, reagon Varhelyi

Shqipëria

“Po hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, reagon Varhelyi

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:37
Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi thotë se unioni sot po ndërmerr një hap të madh, teksa pritet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një status në rrjetin social “Twitter”, Varhelyi shprehet se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet dhe “ ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE”.

Reagimi i plotë:

Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor.

Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat