Hapja e negociatave, ministrja Xhaçka: Na pret një proces kërkues, jemi gati

Shqipëria

Hapja e negociatave, ministrja Xhaçka: Na pret një proces kërkues, jemi gati

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 17:18
Olta Xhaçka

Shqipëria hapi sot zyrtarisht negociatat me Bashkimin Europian. Në takimin e shqyrtimit analitik të legjislacionit në Bruksel, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se janë të vetëdijshëm për punën kërkuese dhe sfiduese që i pret. Megjithatë, ajo shprehet se janë gati për të ecur përpara deri në anëtarësimin e plotë të vendit.

Ndër të tjera, kryediplomatja shqiptare u shpreh se Shqipëria ka punuar shumë për të arritur këtë moment historik.

“Jam shumë e lumtur që jam sot këtu me ju. Në këtë çështje besoj se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Ka qenë një sfidë e vërtetë. Dëshiroj të përgëzoj edhe miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut. Ne e kemi nisur këtë rrugë së bashku.

Kemi punuar shumë për të arritur këtë moment historik. Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat e Shqipërisë që nga rrëzimi i regjimit. Ka qenë frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat