Takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit, Várhelyi: Do jemi krah jush, do kemi investime të mëdha

Shqipëria

Takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit, Várhelyi: Do jemi krah jush, do kemi investime të mëdha

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 18:29
Oliver Varhelyi

Ka nisur takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit, pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE.

Komisioneri i Bashkimit Evropian, për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se ky proces do të jetë i gjatë dhe do të ngrihen grupe ekspertësh, por sipas tij Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë në krah Bashkimin Europian për çdo vështirësi që do të hasin rrugës.

“Do të thotë përfshirje e një numri të madh ekspertësh. Konteksti ynë do të zgjerohet dhe administratat në të dy vendet që të jenë të përgatitura me këto ushtrime. Vazhdoni koordinimin me pjesëmarrjen tuaj dhe ne do jemi përkrah jush. Procesi i shqyrtimit nuk është vetëm një ushtrim midis të gjithë anëtarëve të administratës publike por edhe me legjislacionin. Do e keni mbështetjen tonë. Do fokusohemi tek punët e përditshme dhe do prekim cilësinë e ajrit, ujin, ushqimin, sigurinë, energjinë, mbrojtjen e të dhënave. Procesi i anëtarësimit është transformues” tha Varhelyi.

Komisioneri mes të tjerash shtoi se Bashkimi Europian do të shikojë mundësinë e investimit në sektorët kyçë për dy vendet që të afrohet sa më shumë më union.

“Do ketë mundësi të reja për punën. Planet e investimit janë shtyllat kryesore të planit tonë. Procesi i anëtarësimit do shihet edhe një program ambicioz i të ardhmes. Analiza të ndershme dhe objektiva të qartë për të ardhmen. Sot po marrim hapin e parë që do çojë dy vendet drejt BE. Le të fillojë ky proces”, shtoi Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat