Disa deputetë të Partisë Demokratike, janë takuar sot rreth orës 18:00 në një lokal në Tiranë.
Panorama.al mëson se në takim janë rreth 20 deputetë demokratë. Ka qenë deputeti Lefter Gështenja i cili i ka ftuar për kafe deputetët.
Në takim mësohet se janë deputetë të cilët nuk i janë bashkuar grupit të “Rithemelimit” të ish-kryeministrit Berisha.
Mes të pranishmëve janë deputetët Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Helidon Bushati dhe Emilja Koliqi.