Presidenti i vendit Ilir Meta ka marrë pjesë së bashku me ish-presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç në promovimin e librit “Etnosi i Medvegjës” të autorit Muharrem Saliu.
Meta shkruan se me këtë libër Muharrem Saliu ka dhënë një kontribut të çmuar në afirmimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve të Medvegjës.
“I lumtur të marr pjesë në promovimin e librit “Etnosi i Medvegjës” së bashku me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.
Falënderimet më të përzemërta autorit Muharrem Salihu për këtë kontribut të çmuar që jep në afirmimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve të Medvegjës”, shkruan Ilir Meta krahas fotos së publikuar në rrjetin e tij social në Facebook.