Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Në një postim në Twitter, Gjekmarkaj thotë se Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës.
Madje, Gjekmarkaj thotë se Lulzim Basha dhe pasuesit e tij të pakët, nuk kanë tagër për të caktuar avokatin e ri.
Sipas deputetit demokrat, një kandidaturë e mirë për këtë pozicion do të ishte Dorian Gjonmarkaj.
Postimi i Agron Gjekmarkajt:
Avojati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktatures!Basha dhe pasuesit e tij të paket nuk kanë tager për ta caktuar atë.Deputetet e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perendim dhe familje historike i permbush kushtet.