Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq.
Mësohet se mjeti në pronësi të S.Sh., është djegur rreth orës 10:00 në afërsi të tunelit të Skërficës, pasi ka marrë flakë në ecje.
Zjarri dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.