Policia e Korçës ka arrestuar 33-vjeçarin A.L., për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
33-vjeçari është kapur në lagjen nr.4 në Korçë duke thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.
Korçë-Informacion-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është kapur në lagjen nr. 4, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin e datës 09.02.2022, nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.