Një gomone u gjet e djegur orët e para të mëngjesit në plazhin e Godullës ne Kurbin.
Mjeti lundrues ishte braktisur në breg të detit, në afërsi të hidrovorit të adriatikut, dhe i ishte vendosur zjarri. Si pasojë flakëve gomonia u shkrumbua.
Nga kontrolli i kryer, policia nuk konstatoi asgjë të jashtëligjshme.
Ndërkohë vijon krehja e zonës, pasi ka dyshime se mjeti lundrues mund të jetë i njëjti me atë që u ndoq një ditë më parë nga policia kufitare e Vlorës dhe guardia di finanza.