Vazhdon gjyqi i pazakontë në Kuçovë! Qytetarët dëshmojnë për pronarin e autokombajnës

Shqipëria

Vazhdon gjyqi i pazakontë në Kuçovë! Qytetarët dëshmojnë për pronarin e autokombajnës

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e fshatit Kozare të Kuçovës kanë mbërritur sërish në Gjykatën e Posaçme, për të dëshmuar për bashkëfshatarin që ka punuar prej vitesh me autokombajnë por nuk ka deklaruar të ardhurat.

SPAK  ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së Bektash Shtëpënjës pasi djali i tij rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Për të justifikuar 2 shtëpitë një garazh dhe një automjet si dëshmitarë janë thirrur 240 fermerë të fshatit Kozare në Kuçovë. Fshatarët kanë dëshmuar se pagesën Bektashit  për korrjen e grurit dhe të mbjellat ia jepnin në dore.

Pak javë më parë u pyetën 20 dëshmitarë, ndërsa të tjerë po pyeten sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat