Korporata Elektronergjetike ka nisur pastrimin e basenit te Hidrocentralit te Komanit, në këtë moment kur prurjet janë të ulëta.
Pastrimi kryhet nëpërmjet një anijeje të posaçme që merret me mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve.
Dy ministret, ajo e Mjedisit dhe Energjisë e vunë theksin tek burimi i mbetjeve qe janë përdorimi pa kriter i produkteve të plastikës.
Kumbaro e Balluku kanë apeluar për mbrojtjen nga ndotja të lumit të Shalës, i cili vitet e fundit është shndërruar në një prej destinacioneve më të frekuentuara edhe nga turistët e huaj.