KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin e Krujës

Shqipëria

KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin e Krujës

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 17:54
Florian Bonjaku

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, Florian Bonjaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Krujë.

Komisioneri Publik konstaton se nga shqyrtimi i vendimit nr. 537/2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cënueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim të plotë, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 537, datë 2.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivleresimit, z. Florian Bonjaku.

Me 2 qershor të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krujës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat