I nxehti afrikan ka ‘pushtuar’ Shqipërinë, meteorologia parashikon si do të jetë moti në ditët në vijim

Shqipëria

I nxehti afrikan ka ‘pushtuar’ Shqipërinë, meteorologia parashikon si do të jetë moti në ditët në vijim

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 19:47
Meteorogloia Tanja Porja

Dita e sotme nuk ka shënuar ndonjë ndryshim të madh të vlerave termike, por mesdita pësoi një rritje të temperaturave.

15 gradë është vlera më e ulët në zonat malore, ndërsa vlera maksimale është 34 gradë celcius në zonat malore. 19-37 gradë luhaten temperaturat nga mëngjesi në mesditë në shtrirjen perëndimore dhe vijën bregdetare.

Era do të jetë me drejtim perëndimor, veri-perëndimor gjatë gjithë ditës së sotme me një shpejtësi që gjatë medistës dhe pjesërisht pasdite do të arrijë 50 km/orë. Ky parametër është mjaft problematik për situatën e zjarreve në të cilën ndodhemi.

Meteorogloia Tanja Porja bën me dije se në 3 ditët e ardhshme ne do të kemi pak a shumë të njëtën tablo sinoptike ku kthjellimet mbizotërojnë pjesën më të madhe të ditës. Vranësirat shfaqen të lokalizuara kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës.

Përsa i përket vlerave termike kemi një rritje të lehtë dhe graduale si në orët e mëjgesit ashu edhe në mesditë. Nga e mërkura deri të premten, presim minimalen nga 15 °C që do të jetë mëngjesi më i freskët, deri në 40 °C maksimumi ditën e premte. Por gjatë fundjavës pritet që temperaturat të rriten dhe të arrijnë mbi 40 gradë celcius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat