Prej disa orësh vijon të digjet pylli në afërsi të urës së Zogut në Lezhë.
Sipas informacioneve, mësohet se tashmë ka nisur operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve.
Siç shihet nga pamjet, helikopterët janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.
Ndërhyrja nga ajri u kërkua nga prefekti i qarkut Lezhës, Gjergj Prendi, i cili po drejton operacionin, pasi për shkak të terrenit, depërtimi i zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë ishte i pamundur.