Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një foshnjë është dëmtuar në një banesë, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.
Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.