Berisha i shkon Ramës pranë ulëses së tij: Nuk ke turp o burracak, të ka çmendur.../ Garda rrethon menjëherë ish kryeministrin

Shqipëria

Berisha i shkon Ramës pranë ulëses së tij: Nuk ke turp o burracak, të ka çmendur.../ Garda rrethon menjëherë ish kryeministrin

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 12:26
Kuvendi i Shqipërisë

Një përplasje e fortë ka ndodhur në seancën plenare të ditës së sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ka marrë fjalën për t’u përgjigjur ndaj kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

Berisha u afrua pranë ulëses së tij duke e cilësuar atë burracak ndërsa tha se ai është çmendur për shkak të protestës së 7 Korrikut ka marrë fjalën për t’u përgjigjur ndaj kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

“Nuk ke turp. O i pafytyrë. O Burracak, i paerë, o i panderë. Të ka çmendur 7 Korriku”, tha Berisha duke iu drejtuar Ramës.

Në atë moment pranë Berishës u afruan punonjësit e gardës.

Çfarë tha Rama më herët për Berishën:

Kryeministri Rama e ka quajtur opozitën “një tufë varkash druri” që kur shkon në Kuvend i duket  sikur po përballet me një anije. Teksa i kujtoi “non gratën” ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama i paralajmëroi se shumë shpejt do harrojnë edhe Adriatikun (Evropën.)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat