Debatet mes deputetëve gjatë seancës së sotme në Kuvend nuk kanë qenë vetëm mes kampeve kundërshtare, por edhe brenda opozitës.
Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk i dha fjalën Berishës për t’iu përgjigjur akuzave të Ramës, ishte Tomor Alizoti ai që sakrifikoi minutat e tij ish-kryeministrit.
Mirëpo sikurse u vu re në Kuvend kjo nuk i ka pëlqyer Alibeajt duke bërë që t’i kërkonte llogari Alizotit për veprimin.
Ata kanë shkëmbyer disa sekonda fjalë me njëri-tjetrin, ku siç duket nga videoja raporti duket i tensionuar.