Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2749 testime për COVID-19, teksa 1336 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Më së shumti raste të reja u regjistruan në Tiranë – 517. Janë 9.826 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 1.029 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 288.047 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga shpërthimi i epidemisë në Shqipëri me koronavirus janë regjistruar 301.394 raste pozitive, prej tyre 288.047 janë shëruar, 9.826 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.521 pacientë.