Ish kreu i PD Lulzim Basha ka shmangur shpalljen e Sali Beishës non grata për herë të dytë.
Në një postim në rrjete sociale Ish kryetari i Partisë Demokratike ka kujtuar 12 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, sipas të cilët Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka kërkuar që edhe shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta hedhin një hap të tillë, pasi në këtë mënyrë kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në rajon.
“12 vjet nga dita kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare, Kosova është e gatshme për t’u bërë pjesë e strukturave euro-atlantike.
Sot është një ditë apeli për vendet që ende se kanë njohur atë, ta hedhin një hap të tillë, i cili do të jetë një kontribut i shtuar për paqe dhe stabilitetin në rajon.
Shqipëria nuk mund të ketë interes më të shenjtë, interes më të lartë se interesat e Kosovës dhe për këtë arsye duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar në proceset e njohjes ndërkombëtare dhe anëtarsimit ne strukturat euro-atlantike siç është dhe KIE”, ka shkruar Basha.