Harta e re gjyqësore/ Maks Haxhia: Propagandë, s’mund të bëhemi pjesë e asaj vendimmarrje. Pas bojkotit fillon edhe…

Shqipëria

Harta e re gjyqësore/ Maks Haxhia: Propagandë, s’mund të bëhemi pjesë e asaj vendimmarrje. Pas bojkotit fillon edhe…

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 17:47
Avokati Maks Haxhia

Avokati Maks Haxhia duke folur për hartën e re gjyqësore shpjegoi se arsyet përse është kundër kësaj harte ndërsa e konsideron atë si një propagandë formale.

“Bojkoti yni ishte që t’i bëhej me dije publikut të gjitha shqetësimet. Tani fillon një etapë tjetër që është ajo gjyqësore, pas mbarimit të etapës së ndërgjegjësimit.  Ne nuk e kemi kundërshtuar kompentencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të ndërmarrë një hartë të tillë, por kriteret për të marrë një shërbim cilësor dhe shërbime më të pakta. Këto janë kritere të vendosura nga Gjykata e Strasburgut dhe të jeni të sigurt që kjo gjykatë nuk do të dalë jashtë vendimeve të saj”, u shpreh ai për News 24.

Haxhia theksoi gjithashtu se ishin për tre apo katër Gjykata Apeli.

“Nuk mund të pranojmë të na bëjnë pjesë të vendimmarrjes së kësaj harte. Sistemi aktual është një pasojë e mos menaxhimit të reformës në drejtësi. Pati një moskordinimin dhe në shumë gjykata ra numri i organikës së gjyqtarëve. Shumë procedura janë bërë shpejt e shpejt”, u shpreh ai, duke shtuar: “Jeta nuk duhet të bëhet vetëm në Tiranë, duhet të zhvillohet edhe të paktën në ato qytete të traditës, Shkodra, Vlora, Fieri, Gjirokastra apo Durrësi, po ashtu edhe në qytete të tjera. Kjo hartë do të krijojë një sërë problemesh”, tha Haxhia.

Zbrazja e sistemit gjyqësor dhe juristët e rinj?

Haxhia: Universiteti “Luarasi”, mund të them që Fakultetit i Drejtësisë është i vetmi i themeluar nga një specialist. Që në ditët e para është hedhur baza dhe është ndjekur qëllimi për të krijuar një elitë. Një elitë që tashmë i ka dhënë rezultatet. Ky Fakultet po nxjerr juristë të rinj. “Luarasi” është një elitë që ka dhënë rezultate. Stafi pedagogjik sa vjen dhe po rekruton njerëz të shquar, për më tepër kurikulat e këtij fakulteti janë bashkëkohor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat