Një 47-vjeçar në Delvinë, ka tentuar të vetëvritet duke i vendosur zjarrin vetes.
Sipas policisë, shtetasi SH.Sh. i cili dyshohet se është në kushte të rënduara psikologjike, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35 në afërsi të spitalit të Delvinës. 47-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 17:35, në afërsi të spitalit të Delvinës, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse benzinë, shtetasi Sh.Sh., 47 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.