Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas atentatit në Laç, ku viktimë mbeti Klisman Preçi ndërsa mbeti i plagosur Ylli Brahimi.
Në një postim në rrjete sociale ai paralajmëron se pas atentatit ku humbën jetën tre persona në Fushë Krujë, të tjera ngjarje të rënda do ta pasojnë atë këtë verë.
“Dhe nuk janë mbushur ende të shtatat, nga atentati me 3 të vrarë mbi urën e Fushë-Krujës…
Shërbimi zjarrfikës në gatishmëri, makinës së atentatit shpejt do ti dalë tymi…
Sezoni veror vazhdon….”, shkruan Hoxha.