Keni plane për plazh? Njihuni më parë me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Keni plane për plazh? Njihuni më parë me parashikimin e motit për sot

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Mbeten temperaturat e larta prezente edhe të shtunën duke bërë që të jenë disa gradë mbi vlerat normale në orët e mesditës.

Moti do të jetë në ndikimin e kthjellimeve gjatë paradites. Sipas Meteoalb, pas mesdite do të ketë kalime vranësirash në zonën e ulët dhe malore. Por  vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat