Sanksionet e Britanisë, reagon Basha

Shqipëria

Sanksionet e Britanisë, reagon Basha

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 08:56
Lulzim Basha

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish dje për vendosjen e sanksioneve për politikanë dhe individë të lidhur me krimin, nga ana e Britanisë së Madhe.

Basha thotë në një postim në “Twitter” se blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare, teksa bën thirrje për reforma zgjedhore. “Mbështetja, që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Si tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore”, shkruan ai.

Ndërkohë shpalljen e Berishës “Non Grata”, zoti Basha e komentoi edhe dy ditë më parë.

“Këtë javë, #MB ka ndërmarrë veprime përçarëse kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë: Veprimet kriminale nuk do të shkojnë pa pasoja. Së bashku me #Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin", nënvizoi Basha mes të tjerash në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat