U vra në Masakrën e Fushë-Krujës, i riu në Tiranë bën veprimin shokues për Brilant Martinajn

Shqipëria

U vra në Masakrën e Fushë-Krujës, i riu në Tiranë bën veprimin shokues për Brilant Martinajn

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 10:42
Brilant Martinaj

Uljan Kolgjegja është taksisti nga Tirana, i njohur në rrjetet sociale për shkak të fiksimit të tij me tatuazhet dedikuara personazheve të famshëm në vend.

Ai u bë i njohur fillimisht pasi bëri në kraharor një tatuazh gjigant me portretin e Sali Berishës të cilin u pendua dhe e mbuloi e më pas, e në krah një tjetër tatuazh gjigant portretin e moderatores Marina Vjollca.

Por këtë herë, taksisti i ka dedikuar disa tatuazhe të riut të vrarë disa ditë më parë në atentatin e rëndë në Fushë-Krujë, Brilant Martinajt.

Image
Tatuja

Taksisti ka mbushur dorën deri në parakrah me emrin dhe inicialet e Martinajt, ndërsa ka pozuar po ashtu me bluza të stampuara me foton e të ndjerit Martinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat