Korçares i djegin makinën, 34-vjeçarja e kishte parkuar afër shtëpisë

Shqipëria

Korçares i djegin makinën, 34-vjeçarja e kishte parkuar afër shtëpisë

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Korçares i kanë djegur veturën të cilën e kishte të parkuar afër shtëipsë.

Korçë

Më datë 23.07.2022, rreth orës 01:30, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Smart” në pronësi të shtetases L. Z., 34 vjeçe, banuese në Korçë, i parkuar në afërsi të banesës së saj. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat