Policia ka bërë të ditur se 2 shtetas finlandezë janë vënë në pranga këtë të diel në Lezhë.
Pasi ishte në kërkim në vendin e tyre për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.
Mësohet se në pranga janë vënë K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës.