Kryemadhi-Ramës: Tregoju arsyen e vërtetë shqiptarëve pse taksat qëndrore e vendore janë rritur

Shqipëria

Kryemadhi-Ramës: Tregoju arsyen e vërtetë shqiptarëve pse taksat qëndrore e vendore janë rritur

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 17:29
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me kritikat që kryeministri Rama u bëri Drejtorive të Ujësjellësve në vend, për detyrimet e papaguara.

Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi i cilëson qëndrimet e Ramës gjatë takimit me kryebashkiakët si një aktrim për të fshehur rritjen e çmimit të ujit. Sipas saj shefi i qeverisë i di shumë mirë kreditorët ndaj të cilët janë borxhet e Ujësjellsave, pasi pa miratimin e qeverisë nuk mund të lejoheshin projektet pa buxhet të bashkive.

Ajo fton kryeministrin që tu tregojë arsyen e vërtetë shqiptarëve pse taksat vendore dhe qëndrore janë rritur.

POSTIMI PLOTË:

Kryebashkiakët në riedukim mund ta pyesin kryeministrin Rama, ku ishte ai, gjatë viteve, që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, jepte grante dhe financime bashkive, pa patur buxhet, për projekte të cilat fundosën 61 njësitë vendore në borxhe dhe në prag falimentimi?

Kryeministri që i bie tavolinave duke aktruar, t’i tregojë shqiptarëve arsyen e vërtetë pse taksat vendore e qendrore janë rritur! Ai e di mirë pse çmimi i ujit të pijshëm është rritur. T’i tregojë kryeministri arsyen e vërtetë të reformës së ujit, e sa lidhje ka kjo me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve. Këto projekte nuk mund të merrnin jetë pa miratimin e qeverisë, e kryeministri e di, si është renditja e kreditorëve ndaj të cilëve shteti ka borxhe në shifra marramendëse! Le t’i bëjë publike! Nuk ka sfidë më të mirë se transparenca…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat