I dënuar me 20 vite burg për një vrasje te Uji i Ftohtë në Vlorë, si i shpëtoi policisë që nga 98-ta 62-vjeçari që fshihej në banesë

Shqipëria

I dënuar me 20 vite burg për një vrasje te Uji i Ftohtë në Vlorë, si i shpëtoi policisë që nga 98-ta 62-vjeçari që fshihej në banesë

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Hair Breshanaj, i cili ishte dënuar me 20 vite për vrasje në vitin 1998. 62-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, pasi më datë 24 nëntor të vitit 1998, në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin Nustret Nanaj.

Breshanaj kishte diku te 15 vite që rrinte i fshehur në banesën e tij në fshatin Vrinë në Sarandë.

Ndërsa rrinte i fshehur. Po ashtu mësohet se ai herë pas here ikte në Greqi nga mali, ndërsa ka një djalë dhe një vajzë.

Kujtojmë se vjet Gramoz Breshanaj u arrestua në fshatin Vrinë për kultivim bimësh narkotike në kuadër të një operacioni ku u arrestuan disa persona pas disa kohësh në përgjim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat