A do të jetë kreu i PD-së ceremonisë së betimit të Presidentit në parlament? Reagon Berisha

Shqipëria

A do të jetë kreu i PD-së ceremonisë së betimit të Presidentit në parlament? Reagon Berisha

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:13
Sali Berisha

Nesër do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku do të betohet presidenti i ri i vendit Bajram Begaj. Nuk dihet nëse kreu i PD Sali Berisha do të bashkohet kësaj seancë. Por PD në një komunikim zyrtar bën me dije se për këtë vendim do të jetë vetë kreu i PD Sali Berisha që të sqarojë ditën e nesërme.

Njoftohet se Berisha do të ketë një komunikim zyrtar ditën e nesërme.

Kujtojmë se më herët Enkelejd Alibeaj, konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të presidentit të ri në Kuvend.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Në përgjigje të interesimit të mediave për pjesëmarrjen e opozitës dhe Kryetarit të saj Sali Berisha në Ceremoninë e betimit të Presidentit në Parlament, do të kemi një komunikim zyrtar ditën e nesërme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat