E diel përvëluese, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

E diel përvëluese, parashikimi i motit për sot

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Vala e të nxehtit afrikan vazhdon të jetë prezente në vendin tonë, duke sjell mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C. Elbasani do të shënojë vlerën më të lartë, ndërkohë që verilindja e vendit mbetet më e freskët.

Deri në mesditë parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë Shqipërinë.

Më pas, pritet të ketë vranësira të lehta në zonat malore dhe të ulëta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat