Gazetari Robert Papa në një intervistë televizive parashikoi dje se Ilir Meta do të rizgjidhet në krye të LSI dhe shtoi se edhe pse ai personalisht nuk e dëshiron këtë, nuk sheh ndonjë pengesë që Berisha të kërkojë ndihmën e Metës.
“Partitë shqiptare janë si garnizione, Meta do të rizgjidhet përsëri. Nuk është normale që një president të kthehet në politikë. Pse kthehet, natyrisht për të mbrojtur veten.
Të largohet klasa e majtë që s’është ashtu, por është kthyer në vasale të Serbisë.
Nuk shoh ndonjë pengesë që Berisha të kërkojë ndihmën e Metës, unë nuk e dua dhe shumë demokratë nuk janë dakord.”, u shpreh Papa.