Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës.
Mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën katër makina, ku është plagosur rëndë 30-vjeçari S. Hysa.
Raportohet se ai ka humbur njërën këmbë, ndërsa të lënduar janë edhe dy shtetas të tjerë.
I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë-Krujë dhe është dërguar me urgjencë te Trauma.