Sulmi kibernetik ndaj faqeve zyrtare qeveritare i nisur prej ditësh tashmë skuadra shqiptaro-amerikane po merret me forcimin e mureve mbrojtëse të portaleve të këtyre të fundit.
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter ka thënë se çdo gjë do t’i raportohet publikut nga ekspertët.
Gjithashtu ai thekson se asnjë e dhënë nuk është fshirë.
Kreu i qeverisë ka njoftuar se aktualisht ekipi i angazhuar po punon për të forcuar muret mbrojtëse si dhe po bëhen hetime për identifikimin e autorëve.