Riaktivizohet zjarri në Tërpan, po punohet me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine

Shqipëria

Riaktivizohet zjarri në Tërpan, po punohet me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 20:47
Ilustrim

Është riaktivizuar sërish zjarri në fshatin Tërpan në bashkinë e Poliçanit. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha në zonë malore, ndërkohë që zjarri po vijon të përhapet si rezultat i temperaturave të larta dhe erës.

Zjarri në Tërpan ka 3 ditë që ka filluar dhe Repartet Zjarrëfikëse e kanë të pamundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tij për shkak të terrenit të vështirë.

Pamundësia e futjes në zonë të mjeteve zjarrfikëse ka bërē që në zonë të punohet vetëm me mjete rrethanore dhe me pompa uji shpine.

Pas kërkesës së zjarrfikësve, në zonë kanë mbërritur edhe helikopterë që kanë kryer këto 2 ditë hedhjen e ujit nga lart, por edhe helikopterët nuk kanë mundur të shuajnë dot flakët e zjarrit që kanë pësuar shtrirje të madhe në pjesën malore.

Vetëm pasditen e sotme janë riaktivizuar shumë vatra zjarri, ndërkohë që raportohet se dhjetëra hektarë sipërfaqe me pisha janë shkrumbuar në këtë zonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat