Balliu: Meta na mbrojti nga narkoshtetit, rikthimi i tij në politikë lajm i keq për Edi Ramën

Shqipëria

Balliu: Meta na mbrojti nga narkoshtetit, rikthimi i tij në politikë lajm i keq për Edi Ramën

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 20:51
Klevis Balliu

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu përmes një statusi në Facebook shkruan se Ilir Meta mbrojti shtetin nga narkoshtetit.

Sipas tij, presidenti Meta denoncoi që në fillim mega aferën e inceneratorëve, mbrojti Drejtësinë nga Ramaforma, mbrojti integritetin e kufijve detarë nga shitja që po i bënte qeveria.

Ai shton se rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive është patjetër lajmi më i keq që mund të merrte Edi Rama dhe mafia e inceneratorëve.

Balliu: Ilir Meta mbrojti shtetin nga narkoshtetit. Sot Ilir Mera mbylli mandatin e tij 5 vjeçar në krye të shtetit shqiptar, një detyrë e përmbyllur me sukses pavarësisht vështirësive dhe sfidave që kaloi. Ndaj sot duhet një falenderim për Presidentin Ilir Meta, i cili mbrojti Kushtetutën nga ata që kërkuan ta vjedhin. Presidenti që denoncoi që në fillim mega aferën e inceneratorëve, që mbrojti Drejtësinë nga Ramaforma, që mbrojti integritetin e kufijve tanë detar nga shitja që po i bënte qeveria, që mbrojti kufijtë e Kosovës nga marrëveshja antikombëtare e Edi Ramës.

Ilir Meta punoi fort që të mbronte Kushtetutën dhe demokracinë në Shqipëri. Ndaj rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive është patjetër lajmi më i keq që mund të merrte Edi Rama dhe mafia e inceneratorëve. Por gjithashtu rikthimi në politikën aktive e Ilir Metës është një garanci për një opozitë më të fortë dhe ballore kundër Edi Ramës dhe regjimit të narkoshtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat