Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.
Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin babai me dy djemtë e tij ka dalë nga rruga dhe për pasojë është kthyer përmbys.
Mësohet se nga aksidenti ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i automjetit që po lëvizte në drejtim të Lezhës.
Sa kaq policia po heton shkaqet e aksidentit.